Flakët dalin jashtë kontrollit në Greqi, banorët urdhërohen të evakuohen

22 Korrik 2025, 22:04 / BOTA ALFA PRESS

Flakët dalin jashtë kontrollit në Greqi, banorët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në qytetin e Korinthit në Greqi, ku autoritetet janë vënë në alarm për shkak se flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Banorët e zonës janë urdhëruar të evakuohen dhe të braktisin shtëpinë. Mesazhe të shumta paralajmërimi kanë mbërritur në celularët e tyre, përmes numrit 112 të emergjencave.

Më herët, banorët e zonave Kionia, Stymfalia dhe Matsiza u njoftuan për t’u evakuuar.

Autoritetet lokale thonë se është një situatë e vështirë, për shkak të terrenit por dhe zonës së pyllëzuar me bredha. Mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë nga toka, teksa zjarri favorizohet nga temperaturat e larta.

 

Po ndodh...