Ballkani-Floriana/ Pjesë e parë me 5 gola, në stadiumin “Fadil Vokrri” ikin dhe dritat

22 Korrik 2025, 21:47 / SPORT ALFA PRESS

Ballkani-Floriana/ Pjesë e parë me 5 gola, në stadiumin

Një pjesë e parë e çmendur u regjistruar në duelin mes Ballkanit dhe skuadrës malteze të Florianës, që prodhoi plot 5 gola, duke u mbyllur me rezultatin 3-2 në favor të skuadrës kosovare.

Si të mos mjaftonte festivali i golave, teksa po luheshin 4 minutat shtesë të pjesës së parë, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, kanë ikur dritat.

Teksa duheshin edhe pak sekonda nga përfundimi i shtesës, gjyqtari kryesor, për shkak të këtij incidenti, gjyqtari kryesor u detyruar të sinjalizonte fundin e pjesës së parë, ndërkohë që të gjithë tifozët ndezën blicat e telefonit.

Po ndodh...