Darka familjare përfundon në tragjedi! 32-vjeçari vret prindërit dhe vëllanë, më pas i jep fund jetës

25 Nëntor 2024, 20:19 / BOTA ALFA PRESS

Darka familjare përfundon në tragjedi! 32-vjeçari vret

Një darkë familjare ka përfunduar në gjakderdhje në Poloninë jugore mbrëmjen e së dielës.

Një 32-vjeçar vrau prindërit e tij dhe vëllanë me armë zjarri.
Më pas për t’i shpëtuar arrestimit, ai i dha fund jetës me armë zjarri.

Siç raportojnë mediat e huaja, familja ishte duke darkuar, kur papritmas 32-vjeçari hapi zjarr ndaj prindërve dhe vëllait të tij, të cilët për fat të keq ndërruan jetë në vend.

Më pas autori 32-vjeçar mbajti peng partneren e vëllait dhe fëmijët e saj – dy vajza të moshës 5 dhe 7 vjeç, raportuan mediat polake.

Gruaja arriti të shpëtonte dhe kërkoi ndihmë. Shtëpia u rrethua nga forca të shumta policie dhe një negociator special u përpoq, për orë të tëra, të bindte vrasësin të dorëzohej.

Rreth orës 5 të mëngjesit, burrave të forcave speciale të policisë iu dha drita jeshile për të bastisur shtëpinë.

Pasi arritën të shpëtonin fëmijët, forcat e policisë u përballën me personin e armatosur, i cili preferoi t’i jepte fund jetës për të shmangur arrestimin.

Agjencia Polake e Lajmeve (PAP) raporton se vrasësi përdori një armë që e posedonte ligjërisht. Autoritetet po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të masakrës si dhe motivin e autorit.

 

Po ndodh...