Vodhi para në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

8 Qershor 2025, 13:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vodhi para në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim

Një 55-vjeçar me iniciale P. A., është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga kasaforta e kishës në fshatin Kodër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. A., 55 vjeç, pasi më datë 04.06.2025, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga kasaforta e kishës në fshatin Kodër”- njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...