U bllokua në plazhin e Akuariumit pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i kanë ardhur në ndihmë një turisti amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit.
Turisti ishte dëmtuar në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit.
Pasi u lokalizua, ai u nxor nga zona ku ishte bllokuar dhe u transportua më pas në Spitalin e Himarës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Ditën e djeshme, Salla Operative mori njoftim se një shtetas amerikan kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur pranë plazhit të Akuariumit, për shkak të dëmtimeve në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me ato të Policisë Kufitare Dhërmi, organizuan ndërhyrjen. Shtetasi u lokalizua dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar, me mjet lundrues gomone, dhe më pas u transportua në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Turisti falënderoi shërbimet e policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar”, njofton Policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





