Shqiptarët i vënë zjarrin burgut të Korfuzit, protestë kundër kontrolleve në qeli
20 Maj 2025, 20:01 / AKTUALITET

Të burgosurit gjeorgjianë dhe shqiptarë në burgun e Korfuzit kanë protestuar këtë të martë kundër kontrollit që u ushtrua në qelitë e tyre disa ditë më parë, ku u gjetën telefona celularë.
Mediat greke raportojnë se mëngjesin e sotëm në burgun e Korfuzit të burgosurit filluan protestën kundër kontrolleve në qelitë e tyre, duke i vënë flakën dyshekëve.
Pas ndërhyrjes së Departamentit të Zjarrfikësve dhe oficerëve të burgut, zjarri që të burgosurit i vunë në dyshekë dhe objekteve të tjera u shua.
Sipas mediave vendase të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë ankohen se diskriminohen për shkak të origjinës së tyre dhe se për rrjedhojë atyre nuk i plotësohet asnjë kusht i të drejtave themelore të njeriut.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


