Mediat italiane: Milani ka zgjedhur Taren, marrëveshja drejt finalizimit
20 Maj 2025, 20:01 / SPORT

Ish-futbollisti shqiptar, Igli Tare, po shkon drejt zgjedhjes si drejtor sportiv i ekipit të Milanit.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave mësohet se Igli Tare ka qenë i preferuari i Zlatan Ibrahimovic dhe Gerry Cardinale në muajin shkurt.
Firma me Igli Taren ende nuk është arritur, por të gjitha të dhënat çojnë në një vendim të përbashkët për futbollistin shqiptar.
Tare pas përvojës te Lazio dhe gati për të punuar sa më shpejt të jetë e mundur për një tjetër projekt.
Në orët e fundit, kontaktet kanë rinisur: marrëveshja duhet të zgjasë dy vjet me një opsion për një vit të tretë.
Tare vlerësohet gjithashtu nga Moncada, i cili do të kthehej për t’u kujdesur për vëzhgimin e lojtarëve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


