Manchester City bën detyrën në Carabao Cup, mund me lehtësi Brentfordin
17 Dhjetor 2025, 23:20 / SPORT

Manchester City ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Carabao Cup, pas fitores 2-0 ndaj Brentford në “Etihad”, në një përballje mes dy ekipeve të Premier League.
Skuadra e Pep Guardiolës zhbllokoi ndeshjen para pushimit falë një supergoli të Rayan Cherki, ndërsa fitorja u vulos në pjesën e dytë nga Savinho, gjuajtja e të cilit u devijua dhe i dha fund shpresave të Brentford për rikthim.
Me këtë sukses, City, tetë herë fitues i trofeut, futet në shortin e gjysmëfinaleve me ndeshje vajtje-ardhje, që do të zhvillohen në muajin janar, dhe mban gjallë shanset për të arritur finalen e parë të EFL Cup që nga viti 2021.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
