Diell, vranësira dhe mjegull në disa zona, ja parashikimi i motit për këtë të enjte

18 Dhjetor 2025, 08:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Diell, vranësira dhe mjegull në disa zona, ja parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, sipas SHMU.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 6 m/sek.

Deti - Valëzimi forcës 0-1 ballë.

 

Po ndodh...