Stuhia e madhe e shiut në Tiranë, 20 persona të lënduar tek Spitali i Traumës për mjekim

30 Gusht 2025, 15:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Stuhia e madhe e shiut në Tiranë, 20 persona të lënduar tek

Reshje të dendura shiu e erëra të forta kanë goditur mesditën e sotme kryeqytetin e Tiranës si dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Qarkullimi i mjeteve rrugore u kthye në kaos e ndërsa nëpër rrugët e qytetit vërshoi uji duke bërë të pamundur dhe kalimin e këmbësorëve.

Nga erërat e forta janë shkatërruar pothuajse në total hapësirat e jashtme të bizneseve, rrethimet metalike, ndërsa era ka marrë përpara pemë e sende të ndodhura nëpër ballkone apo taraca të ndërtesave.

Si pasojë 20 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës të dëmtuar lehtë, 10 prej të cilëve janë mjekuar dhe kthyer në shtëpie e 10 të tjerë ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Sakaq, Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se pasditja e sotme dhe dita e nesërme do të vijojnë të mbeten në dominimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Po ndodh...