SPAK kërkon konfiskimin e disa pasurive në pronësi të Redjan Rrajas

SPAK kërkon konfiskimin e një njësie tregtare, dy garazheve dhe automjetit “Audi”, në pronësi të Redjan Rrajas, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, pasi ka dyshime se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji.
Rraja deklaroi në seancë se në vitin 2016 kishte bërë një kontratë prenotimi për një njësi tregtare e dy garazhe dhe se kishte paguar përmes bankës rreth 200 mijë euro. Sipas tij, një pjesë të shumës e kishte kërkuar pas për shkak se i ishin nevojitur gjatë kohës që kishte shkuar në Kanada.
“Kur erdha nga Kanadaja, do t’i ktheja lekët, por u arrestova.”, pohoi ai sot në sallën e GJKKO-së. Ai tha se nuk kujtonte të kishte pasur marrëdhënie kontraktore me një familjare të Elton Ciços. Këtë të fundit ai u shpreh se mund ta ketë patur pacient, pasi ka punuar 6 vite si stomatolog në Tepelenë. “Me Elton Cicon kam qenë në tavoline kur ai u vra”, përfundoi Rraja.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



