E RËNDË/ Bie nga pallati ku punonte, vdes 50-vjeçari në Sarandë

30 Maj 2023, 13:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

E RËNDË/ Bie nga pallati ku punonte, vdes 50-vjeçari në

Bie nga lartësia e pallatit ku punonte, vdes 50-vjeçari ditën e sotme në Sarandë.

Paraprakisht bëhet me dije se ky shtetas ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë aksidentalisht nga lartësia.  Si pasojë e dëmtimeve të marra 50-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Sarandë/Informacion paraprak:

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Po ndodh...