Bazë armësh në Tiranë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Fatjon Muratin

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Fatjon Muratin ndërsa ka dënuar me 7 vite e 6 muaj, Kristjan Gjinin, ku nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 5 vite, lidhur me bazën e armëve të zbuluara në një vilë në periferi të Tiranës. Ndërkohë Franceska Kolgjegja, u dënua 90 për punë në shërbim të publikut. Me vendimin e sotëm, Murati mbetet në kërkim për largim nga banesa.
Prokuroria e Tiranës kishte 12 vite burg për Kristumian Gjinin, ndërsa 3 vite për Muratajn, i cili rezulton të jetë edhe pronari i lokalit në “Don Bosko” që u qëllua me breshëri automatike, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë, mes të cilëve një e mitur. Ngjarja ndodhi në kohën kur Murati do duhej të ishte në “Arrest shtëpie”, për armët e zbuluara teksa pas atentatit, policis nuk e gjeti në banesë.
Murataj fajësohej nga prokuroria për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë.
Ishte pikërisht një gjurmë gishti në një valixhe që u gjet në banesën e Kristian Gjinit, prova që çoi në arrestimin e Fatjon Muratit disa muaj më parë. Më pas, ai u lirua nga gjykata e Tiranës që caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, duke argumentuar se prokuroria s’kishte arritur të gjente asnjë provë tjetër që ta implikonte, veç gjurmës së gishtit.
-
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai shkon në SPAK
30 Maj, 12:30 -
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



