Shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati

Vetingu ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati.
Largimi i tij është bërë pasi ai kishte një afat të caktuar për të plotësuar dosjen, por nuk ka dorëzuar asgjë.
“Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë,
deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale” thuhet në vendim.
Vehbi Bushati u emërua Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës në mars të vitit të kaluar, rreth një vit më parë. Bushati u emërua në detyrë një muaj pas largimit të Oltian Bistrit. Më parë ai kishte mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


