Skandali me tenderat e AKSHI-t, jep dorëheqjen nga detyra Mirlinda Karçanaj

13 Shkurt 2026, 12:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Skandali me tenderat e AKSHI-t, jep dorëheqjen nga detyra Mirlinda

Mirlinda Karçanaj është liruar nga detyra. 

Mësohet se lirimi nga detyra i drejtoreshës së AKSHI-t ka ardhur si rrjedhojë e dorëheqjes me efekt te menjëherëshëm të dorëzuar nga ajo në 10 shkurt.

Sipas të njëjtave informacione, deri më tani thuhet se posti i saj i ka kaluar Igli Tafës, i cili deri më tani ka mbajtur funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm, të Autoritetet Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë.

Mirlinda Karçanaj është nën akuzë nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte dhe në arrest shtëpie me vendim të GJKKO.

Që prej arrestit shtëpiak, Karçanaj funksionet ia kishte deleguar vartëses së saj, Romina Kostanit, drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe projekteve e-Gov me Fondet e Huaja.

Po ndodh...