Shkrumbohet nga flakët makina në aksin Levan-Tepelenë, shpëton mrekullisht çifti me dy fëmijët e vegjël

Një automjet është përshirë nga flakët pasditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit” përgjatë aksit kombëtar Levan-Tepelenë.
Në të po udhëtonte një familje – një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.
Sipas burimeve, drejtuesi ka dëgjuar një zhurmë të fortë në pjesën e poshtme të mjetit dhe ka ndaluar menjëherë në anë të rrugës.
Menjëhere ai ka nxjerrë jashtë mjetit bashkëshorten dhe fëmijët, vetëm pak çaste para se mjeti të përfshihej totalisht nga flakët.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit, por automjeti është shkrumbuar totalisht.
Për disa minuta, rruga nacionale u bllokua, duke krijuar trafik të rënduar dhe panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik, por grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Falë gjakftohtësisë së shoferit, u shmang një tragjedi e mundshme dhe familja shpëtoi mrekullisht pa asnjë lëndim.
-
EMRI/ Tragjike, mbytet 22-vjeçari në lumin Mat
15 Qershor, 19:06
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

