Sekuestrohen mbi 32 mijë euro të padeklaruara në kufi, 2 persona nën hetim

28 Shkurt 2023, 15:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sekuestrohen mbi 32 mijë euro të padeklaruara në kufi, 2 persona

Dy persona janë nën hetim pasi tentuan të fusnin në Shqipëri rreth 32 200 euro. Paratë e padeklaruara do të kalonin përmes pikës kufitare të Morinës dhe portit të Durrësit. E gjithë shuma është sekuestruar nga uniformat blu.

Policia ka bërë me dije se shërbimet i gjetën shtetasit J. R. 58 vjeç, banues në Luksemburg, 20 mijë euro të fshehura në automjetin që drejtonte. Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, 12 205 euro të padeklaruara sipas kërkesave të ligjit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Kukës dhe Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftim.

 

Po ndodh...

ide