FOTO/ Merrte ryshfet nga personat që hetonte, kjo është oficerja e policisë që u arrestua në Tiranë

Gruaja në foto është 47 vjeçarja, Arta Nazifi e cila u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi hetimet në bashkëpunim me SPAK zbuluan se kjo e fundit merrte ryshfet për të ndihmuar personat që kishte nën hetim. Gjykata ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë "arrest me brug".
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kreu hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Një nga rastet e provuara është se Nafizi ka marrë para nga një grua që kishte një klinikë dentare dhe qendër estetike, për t'i lehtësuar akuzat që rëndonin mbi të.
Ende vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


