Makina përplas bariun dhe delet e tij në Maliq, shoferi largohet nga vendngjarja
21 Nëntor 2024, 21:32 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të fshatit Rëmbec, në Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka përplasur një bari, i cili ka marrë lëndime në trup. Përveç bariut, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor, aksidenti ka shkaktuar dëme edhe në tufën e tij të deleve, ku 3 nga kafshët janë goditur nga automjeti.
Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, duke e lënë pas të plagosurin.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shoferit të arratisur.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


