Kush janë kushtet që duhet të përmbushë Saimir Tahiri që të quhet i rehabilituar

2 Qershor 2023, 12:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kush janë kushtet që duhet të përmbushë Saimir Tahiri

Teksa ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u lirua nga burgu pasi qëndronte në qeli që prej shkurtit të vitit të kaluar, ish-zyrtari socialist duhet të përmbushë disa kushte që të quhet i rehabilituar.

Tahiri pas vendimit për lirimin, do të duhet të plotësojë disa kushte, siç janë mosshoqërimi i tij me persona që kanë rrezikshmëri shoqërore, apo persona të dënuar si dhe do të duhet të marrë kontakt me Shërbimin e Provës. Ndërkohë, vetëm pasi të përmbushë këto kushte, Tahiri konsiderohet i rehabilituar për veprën penale që ai është dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sipas avokatëve, zoti Tahiri ka pasur dy ekspertime mjeko-ligjore që i ka dorëzuar në gjykatë. Vendimi për lirimin me kusht është marrë nga gjyqtarja Matilda Fetahu dhe prokuror i çështjes, Mustafa Turku.

 

Po ndodh...

ide