Saimir Tahiri lë qelinë, arsyeja që bindi Gjykatën të lirojë ish-ministrin

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lë burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit. Sipas gazetares Anila Hoxha kjo ishte me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar Tahirin. Vendimi u dha në Gjykatën e Elbasanit, në orën 09:00.
Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit e disa muaj Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi.
Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

