Lirohet nga burgu Saimir Tahiri, kryen pjesën tjetër të dënimit në banesë

Lirohet nga qelia ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit, e kryesuar nga gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin që Tahiri ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Ai u lirua me kusht, pasi rezultoi se e kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit, në shërbim prove dhe në qelitë e dy burgjeve. Avokati i ish-ministrit paraqiti epikrizë mjekësore që klienti i tij nuk duhet të qëndrojë në burg.
Gjatë seancave të mëparshme gjyqësore, Tahiri kërkoi ulje të dënimit me 1 vit e 6 muaj burg pasi pretendoi se gjatë periudhës kur ai ka kryer shërbimin e provës ka shlyer 1.6 vjet nga dënimi që shqiptoi Gjykata e Apelit.
Më 4 shkurt 2023, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
