Kush është politikani që shantazhohet për video intime? Gazetarja Topalli: Zyrtarët japin para për të ruajtur imazhin

6 Qershor 2023, 10:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kush është politikani që shantazhohet për video intime?

"Në vendin tonë persona të caktuar disponojnë video intime të personazheve politikë apo zyrtarëve, të cilat i përdorin si shantazh për të marrë para". Këtë gjë e ka bërë publike  gazetarja Aida Topalli për Euronews Albania. Ajo tha se politikanët nuk e denoncojnë rastin në polici për shkak të prishjes së imazhit. Topalli nuk i tha me emra, por shtoi se politikanët preferojnë të japin para në vend të publikimit të videos.

“Ka pasur raste që persona të caktuar kanë video të personave që janë në politikë dhe ua dërgojnë në formën e një gjobe në mënyrë që të mos publikohet ti duhet të më japësh kaq para.

Ata preferojnë të japin para dhe video të mos shfaqet, sesa të shkojnë në polici të bëjnë denoncim dhe video të mos shfaqet.

Sondazhi në Kukës/ Valë e re shqiptarësh me gomone drejt Anglisë!
Ne kemi në politikën shqiptare personazhe të cilëve u disponohet video dhe nuk mund të shkojnë të denoncojnë në polici”, tha ajo.

 

Po ndodh...