KPK shkarkon gjyqtaren e dënuar Mimoza Margjeka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të hënën, pas një seance që zgjati vetëm 30 minuta gjyqtaren Mimoza Margjeka. Margjeka, e cila është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për korrupsion, nuk qe e pranishme në seancë, por Komisioni vuri në dukje se ajo kishte paraqitur argumentet e veta me email. Komisioni po ashtu bëri me dije se Margjeka kishte bërë një kërkesë për shtyrje të procesit, duke pretenduar se ai i mbivendosje një procesi të nisur nga Ispektori i Lartë i Drejtësisë, por kjo ishte rrëzuar.
Procesi ndaj Margjekës u bazua tërësisht në faktin e dënimit të saj nga Gjykata e Posaçme. Trupa e KPK me kryesuese Genta Tafa ( Bungo), anëtare Suela Zhegu dhe relator Roland Ilia, vuri në dukje se bazuar në vendimine formës së prerë Margjeka gjendej se kishte “cënuar besimin e publikut te drejtësia”.
Ilia lexoi në relatim se gjykimi ndaj Margjekës i ishte vënë në dispozicion Komisionit si gjetje e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Po ashtu në relatim bëhet me dije se procesi ndaj gjyqtares u shty përkohësisht gjatë gjykimit të saj. Procesi rifilloi me kërkesë po të ONM-së pas vendimit të Apelit.
Mimoza Margjeka, e cila në kohën kur u ndalua, në shtator të vitit 2020, ishte e komanduar në gjykatën e Apelit Korçë, u dënua se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec. Tre të pandehurit e tjerë në këtë proces, Nejton Bali, Klaudio Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj, u arrestuan pasi u dyshuan se i dhanë bashkëshortit të gjyqtares shumën prej 6 mijë eurosh.
Pesë të pandehurit u deklaruan fajtorë për korrupsion në dhjetor të vitit 2022. Mimoza Margjeka u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim, por u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur, si dhe u caktua në provë për 3 vjet. Po ashtu, i'u hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar. Bashkëshorti i saj, Arben Cara u dënua me 4 vjet burgim; i pandehuri Klaudio Zhilla me 3 vjet heqje lirie; avokati Skënder Demiraj u dënua me 3 vjet, por u pezullua dënimi dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet; i pandehuri Nejton Bali u dënua me 1 vit e 2 muaj burgim, por edhe ai u vendos në shërbim prove për 2 vjet e 4 muaj.
Gjatë procesit në Apel të pandehurit pretenduan se ishin dënuar pa prova dhe se ishin të pafajshëm.
Marrë nga Reporter.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



