
Inceneratori i Elbasanit, dështon për herë të dytë seanca, shkak bëhet…

Ka dështuar për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, seanca paraprake me të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit.
Shkak është bërë mungesa e 2 avokatëve si dhe e njërit prej të pandehurve.
SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim 10 të pandehur dhe 2 kompani, përkatësisht të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.
Këtë të mërkurë për herë të dytë ishte planifikuar hapja e seancës paraprake ku togat e zeza të Gjykatës së Posaçme do të vendosnin nëse dosja e SPAK do të kalonte për gjykim apo jo.
Një ditë më parë në GJKKO, dështoi po ashtu për herë të tretë seanca paraprake në ngarkim të 21 të pandehurve për inceneratorin e Fierit.
Për rastin në fjalë, shkak u bënë pretendimet e disa prej të akuzuarve se nuk ishin njoftuar sipas procedurës.
-
-
-
Aksident i rëndë në hyrje të Tiranës, humb jetën një person
2 Shkurt, 09:32

Bashkim, por me kë, për çfarë?!
ide

Ja pse leku po shpartallon euron

Lufta e SPAK kundër korrupsionit njeh kulme të reja!

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128