Aksident i rëndë në hyrje të Tiranës, humb jetën një person

2 Shkurt 2023, 09:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në hyrje të Tiranës, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët” pranë Kthesës së Kamzës, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në njërën prej tyre.

Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128