I zhdukur prej tre javësh, gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec
29 Qershor 2025, 13:34 / AKTUALITET

Pas gati tre javësh kërkime, një 77-vjeçar që ishte shpallur i zhdukur është gjetur i pajetë në fshatin Piskupat të Pogradecit.
Shtetasi N. M., 77 vjeç, ishte larguar nga banesa më datë 6 qershor, ndërsa ka qenë bashkëshortja e tij që ka kallëzuar rastin në polici, duke njoftuar për zhdukjen e të moshuarit.
Trupi i pajetë i 77-vjeçarit u gjet ditën e sotme, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë përcaktuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota të saj.
Hetimet paraprake janë në zhvillim, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


