Gjirokastër/ Parcela në fshatin Arshi Lengo përfshihet nga flakët

29 Qershor 2025, 13:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjirokastër/ Parcela në fshatin Arshi Lengo përfshihet nga
Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe kullote në rrethinat e fshatit Arshi Lengo, Gjirokastër ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për lokalizimin dhe vendosjen nën kontroll të flakëve.

Zjarri është shfaqur rreth orës 11.00 në fshatin Arshi Lengo, në një sipërfaqe me barëra e shkurre, shumë pranë banesave.

Në vendngjarje sipas raportimeve mbërritën dy automjete zjarrfikëse me grupet e efektivëve.

Nga ndërhyrja, të mbështetur nga banorët zjarri u vu nën kontroll dhe po vijon operacioni deri në shuarjen e plotë të tij.

Po ndodh...

ide