Gjykata e Kasacionit në Itali bën një hap pas për transferimin e emigrantëve në kampin e Gjadrit! Çështja i kalon Gjykatës Evropiane

30 Maj 2025, 16:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata e Kasacionit në Itali bën një hap pas për

Gjykata e Kasacionit në Itali ka bërë një hap pas në lidhje me operacionin e transferimit të emigrantëve në Shqipëri, duke ndryshuar qëndrim nga vendimi i saj i datës 8 maj dhe duke vendosur të dërgojë çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në Luksemburg. Tani, gjyqtarët evropianë duhet të shprehen për përputhshmërinë e kësaj skeme me të drejtën komunitare, raporton Il Giornale.

Në muajin e fundit, rreth 100 emigrantë janë transferuar në qendrën në Gjader, prej të cilëve 30 janë riatdhesuar, ndërsa 50 të tjerë ndodhen ende të ndaluar. Pas këtij zhvillimi të ri, qëndrimi i tyre në qendër vihet në pikëpyetje, pasi Gjykata e Apelit mund të vendosë sërish pezullimin e ndalimeve deri në një vendim të ri nga Gjykata Evropiane.

Ky zhvillim rikthen skemën në pikën zero, njësoj si ndodhi më herët me dekretin për “Vendet e sigurta”, që u zhbllokua vetëm pas ndërhyrjes së instancave evropiane. Rreziku është që e gjithë nisma të bllokohet sërish, duke krijuar një tjetër sfidë për qeverinë italiane.

Sipas mediave italiane, vendimi i fundit i Gjykatës së Kasacionit ka lënë të paqartë arsyetimin e tërheqjes nga qëndrimi i 8 majit, ku qendra e Gjaderit ishte konsideruar e barasvlefshme me një CPR (qendër për ndalim të përkohshëm).

Ky vendim i mëparshëm ishte kundërshtuar nga Gjykata e Apelit, e cila refuzoi të konfirmojë ndalimet, duke argumentuar se skema bie ndesh me direktivën e BE-së për pritjen e azilkërkuesve, që parashikon që këta të fundit të qëndrojnë në vendin anëtar derisa të merret një vendim përfundimtar për statusin e tyre.

 

Po ndodh...