Akuzohet për kultivimin e 136 bimëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari! Policia në kërkim të bashkëpunëtorit

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kultivuar 136 bimë narkotike në fshatin Rranxë të Krujës.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjithashtu se vazhdojnë kërkimet për bashkëpunëtorin e të arrestuarit.
Gjatë veprimeve operacionale të kryera dje policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, automjetin e shtetasit S. H (i arrestuari) dhe automjetin e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. H., në të cilat u gjetën pesticide që përdorën në bujqësi.
Krujë/Vijon plani policor i posaçëm, i koduar “Koordinata”, për nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
U identifikua dje, si autor i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, lokalizohet dhe kapet 48-vjeçari.
Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, gjithashtu të identifikuar dje.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, për kapjen e 2 shtetasve të cilët u identifikuan si bashkautorë të kultivimit të 136 bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, lokalizuan dhe vunë në pranga njërin prej tyre, konkretisht shtetasin S. H., 48 vjeç.
Gjatë veprimeve operacionale të kryera dje u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti i shtetasit S. H. dhe automjeti i bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. H., në të cilat u gjetën pesticide që përdorën në bujqësi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




