Gjenden mbi 1400 bimë narkotike në Shkodër, arrestohet 34-vjeçari

16 Qershor 2025, 11:24 / AKTUALITET ALFA PRESS
Gjenden mbi 1400 bimë narkotike në Shkodër, arrestohet

Policia e Shkodrës ka gjetur 1408 bime narkotike të llojit kanabis sativa.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 34-vjeçar, , i dyshuar si autor i kultivimit të 130 prej këtyre bimëve, në fshatin Gomsiqe.

Gjithashtu Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal, dhe asgjësuan 1278 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Gjenden dhe asgjësohen 1408 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 34-vjeçar, i dyshuar si autor i kultivimit të 130 prej këtyre bimëve, në fshatin Gomsiqe.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë gjetën në fshatin Gomsiqe, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi D. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, i cili dyshohet se ka kultivuar këto bimë, të cilat u asgjësuan me me anë të djegies.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal, dhe asgjësuan 1278 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

Po ndodh...

ide