Foto/ Refuzoi të paguante tarifën e udhëtimit, klienti afrikan sulmon me çekiç prapa koke taksistin shqiptar
22 Gusht 2024, 16:59 / AKTUALITET

Një sulm brutal ka ndodhur në zonën e Lodit në Itali, ku një taksist shqiptar është goditur prapa koke me çekiç nga një afrikan.
Pasi arriti në destinacion, mediat italiane raportojnë se për të shmangur pagesën prej 80 eurosh të tarifës, 25-vjeçari afrikan nxori çekiçin dhe sulmoi 40-vjeçarin shqiptar, i cili për fat të mirë reagoi shpejt duke dalë menjëherë nga makina.
Kamerat e taksisë dhe dëshmia e një banori, i cili ka dëgjuar britmat dhe ka dhënë informacion, kanë bërë të mundur arrestimin e autorit./TCH
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
