FOTO/ Ky është i riu shqiptar që u vra me armë zjarri! Biznesmeni italian pranon krimin! Pasi e qëlloi groposi trupin…

Mediat italiane kanë publikuar foton e të riut shqiptar, Rivaldo Rusi 25-vjeç i cili u vra me armë zjarri në zonën Cilentos në Itali nga pronari i një banese gjatë tantativës për grabitje
Krimin e rrëfeu vetë biznesmeni italian, Aurelio Valiante, i cili pranoi edhe autorësinë. 58-vjeçari plagosi gjithashtu një person tjetër, i cili ndodhet në spital në Napoli në gjendje të rendë.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, kur disa persona dyshohet se tentuan të hynin për të vjedhur në vilën e Valiante-s. Sipas dëshmisë së vetë biznesmenit, ai ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar drejt tyre. Një nga plumbat ka lënë të vdekur në vend Rivaldo Rusin, ndërsa tjetri ka plagosur rëndë bashkëkombësin e tij.
Pas marrjes në pyetje nga autoritetet italiane, Valiante ka pranuar edhe se ka fshehur trupin e pajetë të viktimës. Ai tashmë përballet me akuza për vrasje, fshehje trupi dhe plagosje të rëndë.
Ndërkohë, në Sant’Andrea del Pizzone, një lagje e banuar e komunës së Francolise, banesa e të ndjerit është kthyer në vend pelegrinazhi nga bashkëatdhetarë të shumtë, të cilët kanë shprehur solidaritet me familjen e të riut. Rivaldo Rusi la pas një grua të re dhe një fëmijë të vogël.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

