U paguan 30 milionë euro për futbollistin e Kombëtares, eksperti i merkatos zbulon dëshirën e madhe

26 Qershor 2025, 16:55 / SPORT ALFA PRESS

U paguan 30 milionë euro për futbollistin e Kombëtares, eksperti

Marash Kumbulla është kthyer te Roma, pasi ishte i huazuar te Espanjol. Dhe pse zërat e kanë lidhur shpeshherë me largimin përfundimtar nga verdhekuqtë, kjo nuk është dëshira e vetë mbrojtësit.

Xhanluka Di Marcio, ekspert i merkatos në Itali zbulon se Kumbulla kërkon qëndrimin. Ky është pikërisht synimi këtë verë, t’i bashkohet shokëve të skuadrës dhe të bindë Gasperinin.

Kumbulla spikati me Espanjol në Spanjë. Lojtari i Kombëtares mbetet një alternativë për t’u vlerësuar, pasi ka luajtur për Romën nga viti 2020.

Verdhekuqtë kanë paguar rreth 30 milionë euro në total, për ta pasur Kumbullën në skuadër. Dhe besimi nuk është humbur te 25-vjeçari i Kombëtares shqiptare.

 

Po ndodh...