Lavrov: Rritja e shpenzimeve të NATO-s për mbrojtjen nuk do të ketë ndikim domethënës në sigurinë e Rusisë

26 Qershor 2025, 16:42 / BOTA ALFA PRESS

Lavrov: Rritja e shpenzimeve të NATO-s për mbrojtjen nuk do të

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi sot se rritja e shpenzimeve me 5% të NATO-s për mbrojtjen nuk do të ketë ndikim domethënës për sigurinë e Rusisë, raporton Reuters.

“Ne e dimë se çfarë qëllimesh ndjekim, nuk i fshehim, i shpallim hapur, ato janë absolutisht të ligjshme nga pikëpamja e çdo interpretimi të parimeve të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare, dhe ne e dimë se me çfarë mjetesh do t’i sigurojmë gjithmonë këto qëllime”, tha Lavrov.

Pas agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, SHBA-të u kanë kërkuar 31 aleatëve të saj në NATO që të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe të marrin përsipër një pjesë më të madhe të barrës brenda aleancës, ndërsa interesat e SHBA-së zhvendosen drejt Indo-Paqësorit.

Të mërkurën, aleatët e NATO-s ranë dakord të rrisin objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes nga 2% në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.

Ndërkohë, Rusia e ka transformuar ekonominë e saj në një ekonomi lufte, duke ndarë mbi 40% të buxhetit të vitit 2025 për mbrojtje dhe siguri.

 

Po ndodh...