E përplasi dhe e la në rrugë, ndërron jetë në spital një shtetase që u gjet nga policia në aksin Fier-Lushnjë

Një shtetase e cila është gjetur e lënduar në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ka ndërruar jetë në spital. Ajo u gjet nga shërbimet e policisë, sipas të cilave dyshohet se ajo është aksidentuar nga ndonjë automjet.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e saj.
Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.
Shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases së lartpërmendur.
-
U dënua me 2.8 vite, ja sa burg pritet të bëjë Vangjush Dako
25 Nëntor, 19:36 -
Përmbyset mjeti bujqësor në Maliq, ndërron jetë drejtuesi 61-vjeçar
25 Nëntor, 19:30
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


