Dhunohen dy punonjës të Policisë Bashkiake Tiranë
28 Maj 2025, 20:09 / AKTUALITET

Dy punonjës të Policisë Bashkiake janë gjendur nën dhunën e paprecedentë të dy personave, që i kanë sulmuar për shkak të detyrës.
Policia e Tiranës konfirmoi sot ngjarjen (27 maj), duke njoftuar edhe nisjen e hetimeve dhe shpalljen në kërkim të agresorëve.
Hetimet po kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas denoncimit të efektivëve.
“U shpallën në kërkim K. C., 29 vjeç, dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 punonjës të Policisë Bashkiake.
Punohet për kapjen e këtyre shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, bëri me dije policia e kryeqytetit.
Ngjarja është ende nën hetim, teksa nuk u zbardhën detaje nga dinamika dhe rrethanat e saj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




