SHBA ndalon dhënien e vizave për zyrtarët e huaj që censurojnë amerikanët në rrjetet sociale, Rubio: Liria e shprehjes, e drejtë e lindur

Departamenti amerikan i Shtetit shpalli një politikë të re vizash, e cila ndalon hyrjen në SHBA për zyrtarët e huaj që censurojnë qytetarët amerikanë në platformat e rrjeteve sociale.
Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili tha se çdo përpjekje për të kontrolluar ose ndikuar në lirinë e shprehjes së qytetarëve amerikanë nga jashtë kufijve të SHBA-së do të ketë pasoja diplomatike.
Rubio theksoi se është e papranueshme që zyrtarë të huaj të kërkojnë nga kompanitë teknologjike amerikane zbatimin e rregullave të censurës, të lëshojnë urdhër-arreste apo të kërcënojnë individë për përmbajtje të publikuar në tokën amerikane.
“Liria e shprehjes është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës. Është një e drejtë e lindur, për të cilën qeveritë e huaja nuk kanë juridiksion,” u shpreh Rubio në deklaratën zyrtare.
Në shënjestër edhe aleatë të SHBA-së
Edhe pse Rubio nuk përmendi vende apo individë konkretë, deklarata e tij vjen vetëm një javë pas kritikave të Uashingtonit ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, i cili në vitin 2024 bllokoi përkohësisht platformën X (ish-Twitter), pas një përplasjeje me Elon Musk.
Në të njëjtën kohë, administrata amerikane ka shprehur shqetësim edhe për vendime të marra nga Gjermania dhe Britania e Madhe, të cilat kanë kufizuar përmbajtje të caktuara në rrjetet sociale, duke i konsideruar ato si gjuhë urrejtjeje.
Refuzime të vizave për studentët protestues
Politika e re përputhet me një trend në rritje të refuzimit apo anulimit të vizave për të huajt, veçanërisht studentë që kanë marrë pjesë në protesta anti-izraelite. Një rast i bujshëm ishte ai i Rumejsa Öztürk, një studente turke e doktoraturës në Universitetin Tufts në Massachusetts, e arrestuar nga agjentët e emigracionit ICE në mars për një artikull kritik në gazetën universitare. Ajo u lirua në fillim të majit me vendim të një gjykate federale.
Politika e re pritet të ashpërsojë qëndrimet e SHBA-së ndaj ndërhyrjeve të huaja në hapësirën dixhitale amerikane, dhe sinjalizon një mbrojtje më agresive të lirisë së shprehjes për qytetarët dhe rezidentët në territorin amerikan.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





