Ndodh në protestë/ I riu i propozon të dashurës për martesë në mesin e protestuesve!

28 June 2026, 21:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mes pankartave, thirrjeve dhe atmosferës së ngarkuar të protestës, një moment krejt i papritur ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe ka sjellë emocione të veçanta mes turmës.

Një i ri ka zgjedhur pikërisht mesin e protestuesve për t’i bërë propozimin për martesë partneres së tij, duke e kthyer për disa çaste protestën në një skenë emocionesh dhe duartrokitjesh.

Teksa çifti po qëndronte mes pjesëmarrësve, i riu është ulur në gjunjë dhe ka nxjerrë unazën, duke surprizuar plotësisht të dashurën e tij. E emocionuar dhe mes brohorimave të protestuesve përreth, ajo ka pranuar propozimin, ndërsa të pranishmit kanë shpërthyer në duartrokitje dhe urime për çiftin.

 

Po ndodh...

ide