“Duam konfiskimin e të gjithë pasurive të politikanë të korruptuar”- Protestuesi thirrje Ramës: Po nuk u dorëhoqe, do të të detyrojë një Shqipëri e tërë!

28 June 2026, 20:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Protestuesi: Ti ke frikë nga vota e lirë nga zgjedhjet e lira. Ju keni dalë pas 35 vjetësh kur këta mendonin se këtu nuk reagon askush se këtu mund të vidhet. Se këtu ekzistojnë vetëm njerëzit pa dinjitet. Më thoni një deputet i zgjedhur nga vota e popullit të dalë këtu të kërkojë falje. Kush ka kërkuar falje në këtë vend? Kush ka kërkuar për luftën civile në 97. Kush ka kërkuar falje për emigracionin masiv? Këta premtojnë Europë. Këta nuk plotësojnë standardet minimale. Çdo gjë është më e shtrenjtë. Jeni ju që keni sabotuar gjithnjë këtë ekonomi, këtë popull.

Flas sipas jetës sime, ti na kërko llogari ne pse të kërkojmë llogari ty. Ti the se qeveria është e juaja. Sot sillesh si pronar. Si pronar paritë, qeverie bashkie. Si ka mundësi. Duam konfiskimin e pasurive të gjithë politikanëve të korruptuar edhe atyre që kanë qenë më parë. Kjo është Shqipëria e re e një gjenerate tjetër jo si ajo që promovoje ti mashtrues ordiner. Edhe vëllezërit Erdgoan Vuçiç të kanë ikur. Nuk po gjen asnjë pjesë të Makiavelit të aplikosh një mashtrim mbi një tjetër. Ti je burracak nuk jep dorëheqje. Ju keni dashur të na përçani. Jepe dorëheqje. Sot nuk mund të jemi të gjithë. Por kudo në çdo familje, 80% e tyre përveç servilave janë kundër teje. Po të dalësh nesër në zgjedhje, është funerali yt politik. Po nuk u dorëhoqe do të bëjë një Shqipëri e tërë të dorëhiqesh. I bëj thirrje çdo shqiptari, çdokujt që ka dashurinë për familjen, duhet të dini që ju ka larguar politika. Kthimin duhet ta bëni ju si detyrë ndaj të parëve tuaj. Duhet të kemi respekt për historinë tonë. Për veten tonë, dinjitetin tonë. Të marrim në dorë fatet tona. Për 5 mijë vjet nuk arriti dot kush ta copëtonte. Këta po e copëtojnë me ligje. Ku janë resurset tona. Ti je dështak .të gjitha shtëpitë. Hotelet i kemi ndërtuar ne, i ka ndërtua ky popull. Nëse nuk ikën do mbajmë peng tërë Shqipërinë. Ti tregon turizmin. Transporti publik është më i degjeneruar që mund të gjesh. Lëri mashtrimet. Jep dorëheqjen. Ora jote ka mbaruar. Ne do ndërtojmë Shqipërinë e re.

Po ndodh...

ide