Helikopteri vë nën kontroll zjarrin në Mallakastër

28 June 2026, 20:01 / AKTUALITET ALFA PRESS
 

Helikopteri vë nën kontroll zjarrin në Mallakastër

Ndërhyrja nga ajri me helikopterin e Forcave të Armatosura bëri të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në kodrat e Hekalit, në Bashkinë Mallakastër. Gjatë gjithë ditës, helikopteri operoi në zonë duke ndihmuar forcat në terren në izolimin e vatrave të zjarrit.

Sipas drejtorit të repartit zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër, Mandi Aliaj, në operacion u angazhuan 8 automjete zjarrfikëse, dy autobote uji dhe mbi 40 forca, mes tyre edhe efektivë të Forcave të Armatosura. 

Kjo ishte vatra e fundit dhe më e vështira për shkak të terrenit të thepisur, ndërsa aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka më rrezik për përhapjen e flakëve. 

 
 

Po ndodh...

ide