Agjencia shtetërore: S’ japim dot informacion mbi aplikimin për projektin në Sazan, investitori kërkoi konfidencialitet

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka refuzuar dhënien e informacionit mbi projektin në ishullin e Sazanit.
Në kthimin e përgjigjes, shkruan avokati Erald Aga, agjencia bën me dije se ësjtë e detyruar të ruajë konfidencialitetin e për këtë arsye nuk mund të japë informacionin e kërkuar rreth projektit.
Në pikën e dytë të kthimit të përgjigjes, AIDA shkruan se projekti është pjesë e auditimit të bërë nga KLSH-ja që zgjat deri më 30 shtator 2026. Ndërsa shton se dhënia e informacionit nuk është e mundur në rastet kur ai shkakton dëm të qartë e të rëndë në procesin e auditimit.
Në fund AIDA shton se pala shqiptare është ende në negociata me palën e interesuar të projektit e kësisoj duke qenë se nuk ka projekt përfundimtar nuk mund të japë informacion mbi negociatat dhe diskutimet e zhvilluara mes palëve.

Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
“Po kontrolloj rënien!”
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128