U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës
28 June 2026, 15:42 / AKTUALITET
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është vënë në pranga në Tiranë pas një konflikti të dhunshëm me familjarët, që dyshohet se ka shpërthyer për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.
Bashkë me të janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, mes tyre tre vëllezërit dhe nipi i tij.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet, ku debati mes familjarëve degradoi në konflikt fizik.
Sipas të dhënave paraprake, në qendër të përplasjes kanë qenë mosmarrëveshjet për pronësinë, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
Nga Adri Nurellari
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Nga Sidi Hasanaj
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Nga Rigels Seliman
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128