Franca “ndez motorët”, Dembele: Duam të fitojmë çdo ndeshje Jun 28, 2026 | 16:05

28 June 2026, 16:54 / SPORT ALFA PRESS

Një fitore në stil. Kështu ka qënë fitorja e Francës kundër Norvegjisë, e cila duhet thënë se ka luajtur pa më shumë se gjysmën e formacionit. Të bartur nga Osmane Dembele që shënoi tre gola (7′, 20′ dhe 32′), Manjan që ishte vendimtar nga pika e penalltisë (50′) dhe një Doue oportunist (90+4’), “Les Bleus” mbeten në vendin e parë në grup.

Një goditje rrufeje nga Aasgaard (21′) shpëtoi nderin për norvegjezët, të cilët ishin të rrezikshëm ndonjëherë. Haland mbeti në stol. “Ne duam të fitojmë çdo ndeshje”. Kanë qënë këto fjalët e para të autorit të tripletës dhe MPV të ndeshjes, Osmane Demeble:

“Ne qëndrojmë të përqendruar. Ishte një ndeshje e rëndësishme. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Ajo që do të vijë do të jetë edhe më e rëndësishme. Ne kemi nevojë për komunikim përpara. Ka shumë lojtarë cilësorë, duhet të vazhdojmë kështu në mënyrë që të tregojmë vërtet sa vlejmë.

Firorja na kënaq, nuk kemi nevojë të bëjmë llogari. Mund të luajmë kundër kujtdo skuadrë dhe gjithmonë duam të fitojmë. Nuk na intereson shumë kundërshtari që nap ret. Ne luftojmë të fitojë titullin dhe për këtë duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet”, është shprehur Demblele.

Po ndodh...

ide