Jep dorëheqjen pas turpërimit në ekran! Trajneri i Koresë së Jugut largohet nga detyra, televizioni vendas i mjegulloi fytyrën si kriminel

28 June 2026, 19:53 / SPORT ALFA PRESS

Trajneri i kombëtares së Koresë së Jugut, Hong Myung-bo, ka dhënë dorëheqjen këtë të diel, vetëm një ditë pas eliminimit zyrtar të skuadrës nga ky Kampionat Boteror.

57-vjeçari e bëri njoftimin gjatë një konference për shtyp në qendrën stërvitore të ekipit në Zapopan të Meksikës, duke i dhënë fund aventurës së tij të dytë në krye të stolit, e cila nisi në korrik të vitit 2024 dhe pritej të zgjaste deri në Kupën e Azisë 2027.

Koreja e Jugut e mbylli fazën e grupeve në vendin e tretë në Grupin A, duke grumbulluar vetëm 3 pikë falë një fitoreje dhe dy humbjeve. Aziatikët mbajtën gjallë shpresat për të kaluar në fazën e 1/16-ave si një nga tetë vendet e treta më të mira, por ëndrra u shua përfundimisht të shtunën, pas mbylljes së ndeshjeve të grupeve.

Ky vendim drastik i Hong Myung-bo vjen pas një klime tejet të tensionuar në vendlindje. Eliminimi dhe disfata kundër Afrikës së Jugut shkaktuan një reagim të paprecedentë, ku një kanal televiziv koreano-jugor ndërmori hapin ekstrem duke i mjegulluar fytyrën trajnerit gjatë transmetimit. Në kulturën mediatike atje, censurimi i fytyrës është një praktikë që u rezervohet personave të përfshirë në krime të rënda ose atyre që konsiderohet se kanë sjellë turp kombëtar. Presioni i pamëshirshëm publik dhe ky trajtim poshtërues duket se i kanë dhënë goditjen përfundimtare 57-vjeçarit, duke i hapur rrugë një “tërmeti” ndryshimesh në federatën koreano-jugore të futbollit.

Po ndodh...

ide