“1 muaj revoltë, s’largohemi nga sheshi pa larguar Ramën”/ Protestuesi: Policia të mos provokojë qytetarët

28 June 2026, 20:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbahet sot protesta e 29 kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët njëzëri kërkojnë largimin e kryeministrit”, “Asnjë njeri nuk është më i madh se Shqipëria”, “Edi Rama dil në bulevard, Atdheu është i yni jo biznes privat”, janë këto thirrjet e protestuesve në protestë.

Një protestues ka bërë thirrje që policia të mos provokojë qytetaët.

“Një qëndresë popullore për të kërkuar dorëheqjen e kësaj qeeerie dhe të gjithë sistemit të inkriminuar. Pas kësaj qëndrese njëmujore besimi tek njëri tjetëri është rritur. Shqiptarët e kanë ndarë mendjen për të mos u laguar nga bulevardi derisa qeveria të japë dorëheqjen. I bëj thirje Policisë së Shtetit të mos provokojë qytetarët, edhe nëse merr urdhra të tillë. Qytetarët gjithashtu të mos bien pre e provokimeve, javën e fundit janë intensifikuar prokimet dhe und të them se kryeministri ka vendosur të hyjë në luftë frontale me protestuesit, mos u provokoni”, tha ai.

Po ndodh...

ide