Arrestohet Klevisi i “TikTok-ut”, përplasi këmbësoren me makinë dhe u arratis

Policia e Korçës ka arrestuar 24-vjeçari Klevis Shasho, nga fshati Pojan i Maliqit, i cili akuzohet për shkaktimin e një aksidenti rrugor.
Ai akuzohet se dy ditë më parë, ka përplasur me automjetin e tij një këmbësore në fshatin Pojan, shtetasen me iniciale S.K, 68 vjeç dhe pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mbi 24-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Mësohet se e moshuara ndodhet ende në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Klevis Shasho është një person i njohur në rrjetin social “TikTok”, i cili jeton vetëm me gjyshen e moshuar dhe të vëllain më të vogël. Ata jetonin në një banesë të rrënuar, të cilën Klevisi e rikonstrukturoi pas përfitoi të ardhura nga platforma e TikTok-ut.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





