Aksident në Lushnjë, “Benzi” del nga rruga, përfundon në ara
27 Shkurt 2025, 18:49 / AKTUALITET

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Lushnjë-Plug.
Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga 76-vjeçari Feti Rramanaj, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat bujqësore anës rrugës.
Dyshohet se shkaku i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën 76-vjeçari po drejtonte automjetin. Mësohet se makina ka përfunduar rreth 400 metra në brendësi të tokave bujqësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





