Arrestimi i Vangjush Dakos, Zheji: Hapi i parë, populli gjeti mbështetje te drejtësia

Arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, Artu Zheji e quan hapin e parë që populli arrin të gjejë mbështetje te drejtësia për të drejtat e tij.
Në studion e Top Story, Zheji tha se në një vend ku opozita nuk ekziston, rruga e vetme e shpresës është e drejtësia, e cila ka nisur të funksionojë.
“Ka një gëzim të një standardi që një grup banorësh kanë bërë presion ndaj drejtësisë që të ketë drejtësi. Ky popull kur sheh që opozitarizmi është pazarxhi dhe nuk ekziston kanë gjetur te drejtësia një rrugë shprese. Do ishte dhe në Paris e Londër kështu siç ndodhi në qytetin e Durrësit. Kjo nuk ka të bëjë çfarë mendoj unë për Dakon, kjo është gjë e vogël. Ky është hapi i parë që populli gjen te drejtësia mbështetje për të drejtat e veta”-tha Zheji për arrestimin e Vangjush Dakos në Top Story.
Pallati në fjalë, pas tërmetit në vitin 2019, pësoi dëmtime shumë të rënda, ndaj edhe banorët e zonës kanë ngritur një akuzë për “vrasje masive të mbetur në tentativë”.
-
-
-
Arrestimi Vangjush Dakos, avokati i tij flet për mediat
6 Qershor, 22:00 -
Flet njeriu që çoi pas hekurave Vangjush Dakon
6 Qershor, 21:49
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




