
Arrestimi Vangjush Dakos, avokati i tij flet për mediat

Avokati i ish-kryebashkiakut Vangjush Daku që u arrestua sot me urdhër të SPAK, ka dalë në një prononcim për mediat.
“Sapo u ekzekutua vendimi i GJKKO e cila ka vendosur arrest me burg për Dakon. Akuza, është një shpërdorim detyre në dy raste. Një rast është kallëzim i një grupi banorësh të një pallati që pretendojnë se ka patur shkelje në kolaudim. Një kallëzim është nga Ferdinand Xhaferri në prag të zgjedhjeve 2021.
SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike dhe të politikës dhe të ndërkombëtarëve. Në këtë trysni po merr masa të nxituara. Gjykoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg. Nuk ka shkuar policia në banesën e Dakos, ai ishte në Tiranë. Jemi në kushtet e vetëdorëzimit. Bëhet fjalë për vendime kolegjiale jo vendime vetëm të Dakos. Unë di se bëhet fjalë për një pallat me leje ndërtimi të rregullt të dhënë nga bashkia.”– tha avokati PetritIsmaili.
-
Flet njeriu që çoi pas hekurave Vangjush Dakon
6 Qershor, 21:49

Ekzekutimi politik i Lul Bashës si kryeobjektivi i Mcgonigal
ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128